Lacri Vision

Lacri-Vision është një tretësirë ujore sterile qe permban hidroksipropilmetilcelulozë dhe përdoret në indet okulare si zëvendësues i lotëve për veprimin e saj mbrojtës, hidratues, lubrifikues, lehtësues për të lehtësuar ndjesinë e thatësisë dhe acarimin e lehtë të syve të shkaktuar nga kushtet mjedisore (ajër i kondicionuar, tym, pluhur, rrezatimi diellor), lodhja, ekspozimi i zgjatur ndaj monitorit të kompjuterit.
Lacri-Vision karakterizohet nga vetitë kimike-fizike të mëposhtme: është plotësisht transparent, i tretshëm në ujë në të gjitha përmasat, nuk formon precipitate të patretshme me kripërat metalike dhe as me mbetjet organike që janë të pranishme në lëngun e lotëve; ka një pH plotësisht të pajtueshëm me indin okular dhe lëngun e lotëve.
Për karakteristika të tilla, Lacri-Vision konsiderohet një zëvendësues i vlefshëm i lëngut të lotëve.
Përbërja: Hidroksipropilmetilcelulozë 0,32%, Klorur benzalkoniumi 0,0045%, klorur natriumi, acid borik, tetraborat natriumi, ujë i pastruar.
Udhëzime për përdorim: Aplikoni 1-2 pika të tretësirës Lacri-Vision në sy, duke ushtruar një presion të lehtë mbi trupin e shishes.
Është e mundur të përsëritet administrimi më shumë herë në ditë kur është e nevojshme.