Farmakovigjilenca (PV) përcaktohet si shkencë dhe aktivitet që lidhet me zbulimin, vlerësimin, kuptimin dhe parandalimin e efekteve anësore ose të ndonjë problemi tjetër që lidhet me barnat. OBSH-ja krijoi Programin e saj për Monitorimin Ndërkombëtar të Barnave në përgjigje të katastrofës së thalidomide-së të zbuluar në vitin 1961. Së bashku me Qendrën Bashkëpunuese të OBSH-së për Monitorimin Ndërkombëtar të Barnave, Upsala, OBSH-ja promovoi PV në nivelin shtetesh. Në fund të vitit 2010, 134 vende ishin pjesë e Programit PV të OBSH-së. Qëllimet e PV-së janë të përmirësojnë kujdesin e pacientit dhe sigurinë e pacientëve në lidhje me përdorimin e medikamenteve; dhe të mbështesin programet e shëndetit publik duke siguruar informacion të besueshëm dhe të ekuilibruar për vlerësimin efektiv të profilit rrezik-përfitim të barnave
Tregohu vigjilent! Raporto! Kontakt: email: [email protected]
Telefon: +355 69 782 1502
Formulari i raportimit: Shkarko këtu