Suplementet ushqimore janë burime të përqëndruara të lëndëve ushqyese si minerale vitamina, aminoacide, probiotikë ose substanca të tjera me një efekt ushqyes ose fiziologjik që tregëtohen në formë kapsule xhelatinore, tableta, pluhur në bustina ose lëngje.
Suplementet ushqimore kanë për qëllim të korigjijnë mangësitë e disa lëndëve ushqyese, ose të mbështesin funksione specifike fiziologjike duke ju përshtatur llojit të jetesës ose gjëndjes shëndetësore. Streset, komplikimet mjekesore dhe jeta sportive krijojnë një nevojë më të madhe për përdorimin e vitaminave dhe mineraleve shtesë në organizimin tuaj. Nëpërmjet suplementeve ushqimore, ju mund të përmirësoni aktivitetin tuaj të përditshëm duke u ndier më të shëndetshëm dhe aktiv duke mbrojtur shëndetin dhe parandaluar sëmundjet të ndryshme.