Burimet Njerëzore

Element dinamik për rritjen e kompanisë Imi Pharma Albania

Ne konsiderojmë burimet njerëzore si një faktor të rëndësishëm për rritjen e biznesit tonë dhe për këtë arsye ne investojme sistematikisht në selektimin, trajnimin, vlerësimin, qëndrueshmërine dhe zhvillimin e punonjësve.

Departamenti i Burimeve Njerezore

Tel.:  +355 69 70 47 277

Alt Text

Zhvillimi në Karrierë

Promovimet (ngritjet në përgjegjësi) vendosen në bazë të hapjes së vendeve të lira të punës në pozicionet e një niveli më të lartë, po ashtu si edhe zotësisë së demonstruar për një nivel më të lartë pune.

Hapjet e vendeve të reja të punës brenda kompanisë fillimisht u bëhen të njohura kandidatëve të brendshëm të mundshëm.

Në IMI PHARMA ALBANIA, ne besojmë që rruga më e shpejtë për rritje është ekspozimi drejt sfidave të reja. Një shembull i mirë i këtij ‘promovimi nga brenda’ është zhvillimi i eksperiencës sonë.

Motoja jonë është:

Puno në heshtje, lëre suksesin të bëjë zhurmë!

Alt Text

Sistemi i Vlerësimit të Punës

Vlerësimi i Performancës është thelbësor për manaxhim efektiv dhe vlerësimin e stafit. Vlerësimi i performancës ndihmon ne zhvillimin e individëve dhe gjithashtu të kompanisë. Punonjësi duhet të njohë situatën e tij dhe të planifikojë nevojën për një zhvillim në të ardhmen.

IMI PHARMA ALBANIA është kompania e cila ka zbatuar sistemin e vlerësimit të bazuar në objektivin e performancës.

Sistemi i të dhënave për Performancën e Stafit krijon bazën për zhvillimin e karrierës, bonuset, atributin, trajnime jashtë vendit dhe përfitime te tjera.

Alt Text

Procesi i Marrjes në Punë

Procesi i selektimit për marrjen në punë ndryshon duke u bazuar në pozicionin për të cilin po aplikohet.

  • Selektimi i parë bëhet në bazë të CV,
  • Vetëm aplikantët e pëzgjedhur informohen për hapat e selektimit,
  • Kandidatët e përzgjedhur përfshihen në intervistën verbale,
  • Kandidatët të cilet përzgjidhen nga Komiteti i Intervistimit kalojnë në fazën e rekrutimit dhe të provës.

Faza e rekrutimit dhe e provës zgjat 3 (tre) muaj nga dita e përzgjedhjes.

Aplikimi për punësim mund të bëhet vetëm nëpërmjet adresës së e-mail: [email protected].

Për sqarime të mëtejshme jeni të mirepritur të kontaktoni me Departamentin e Burimeve Njerëzore me nr. tel. +355 69 70 47 277

Alt Text

Pozicione të lira pune

Menaxher Shitjesh dhe Blerjesh

Menaxheri i Shitjeve dhe Blerjeve ne fushen suporton ne zhvillimin dhe planifikimin e shitjeve dhe blerjeve, ndjek dhe harton plan buxhete, menaxhon marrëdhëniet me klientët, gjetjen e klientëve të rinj, ndjekjen e çdo hapi të procesit të shitjeve dhe blerjeve.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
• Ndjek dhe kryen planifikimin e nevojshëm për realizimin e buxhetit vjetor të shitjeve.
• Menaxhon dhe monitoron në mënyrë të vazhdueshme marrëdhëniet me klientët e rinj edhe ekzistues.
• Menaxhon marrëdhëniet me pikat e shitjes (farmaci apo njesi te tjera biznesi) për shitjen e produkteve
• Koordinon me aktoret e përfshirë për mënyrën e pagesës nga klienti dhe afatet kohore të derdhjeve, të cilat janë caktuar paraprakisht.
• Suporton ne kryerjen e studimeve të tregut te shitjes se produkteve duke mbledhur kërkesa specifike të klientëve ekzistues dhe atyre potencial, mbikëqyr aktivitetin e konkurrencës për të bere një vlerësim të ndikimit të tyre në treg, suporton me informacion ne përgatitjen e tipologjisë së produktit.
• Përgatit raporte të ndryshme sipas nevojës së departamentit të Financës & Menaxhimit të kompanise.
• Informon klientin në lidhje me cilësinë e produktit, permbajtjen e tyre, çmimet apo cdo detaj tjeter te nevojshem.
• Reklamon, prezanton dhe shet produktet e kompanisë, klientëve ekzistues dhe potenciale dhe i ndihmon ata për të bere zgjedhjen më të përshtatshme sipas nevojave të tyre.
• Realizon Marketingun e produktit m për rritjen e vizibilitetit dhe shitjeve si dhe përgatitjen e ofertave për klientët
• Identifikon dhe zgjidh shqetësimet/problemet e mundshme të klientëve dhe i delegon ato tek stafi përkatës i kompanisë.
• Njeh mirë gamën e produkteve që mbulon;
• Kryen porositë për produkte tek furnitorët dhe ndjek statusin e porosisë në sistemin e furnitorit perkatës;
• Përcakton dhe propozon çmimet optimale të blerjes, është pjesë e diskutimeve dhe vendosjes së çmimeve;
• Përzgjedh dhe propozon furnitorë potencialë që përmbushin kërkesat dhe kushtet e kompanisë;
• Monitoron prezencën e produkteve dhe siguron mbështetjen e tyre në marketing;
• Menaxhon dhe promovon zhvillimin e produkteve të reja në bashkëpunim me departamentet e tjera të kompanisë;
• Identifikon dhe zhvillon masa konkrete për realizimin dhe tejkalimin e objektivave;
• Përgjegjës për mbarëvajtjen e kontakteve me partnerët ndërkombëtarë;

Edukimi:
• Të zotëroje diplomë Universitare (prioritet do te kete nese e kane ne fushën e Mjekesise)
Eksperiencat e punës:
• Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 1-2 vite në ketë fushë
Aftësi të tjera:
• Kualifikime dhe trajnime në fushën e marketingut dhe menaxhimit.
• I/E orientuar dhe me fokus të qartë, cilësi të larta dhe të jetë familjar me biznesin.
• Aftësi të mira në biznes dhe shitje.
• I/E matur, i/e besueshëm dhe profesional në marrëdhëniet me ekzekutivët e Kompanisë.
• Njohuri të mira kompjuterike, MS Office
• Aftësi organizuese dhe koordinuese.
• Në gjendje të punojë nën presion dhe për të përmbushur afatet.
• Aftësi për të zhvilluar dhe për të dhënë prezantime.
• Të posedojë patente për drejtim automjeti.
• Të jetë fleksibël.
• Njohje shume të mirë të gjuhës angleze (e detyrueshme)

Te interesuarit te dergojne CV-ne me Foto ne adresen e e-mailit [email protected];
Aplikimet jane te hapura deri me dt.20.10.2021.

Suksese!