Paroxetina GP 20mg

PAROXETINA GP është një trajtim për të rritur me depresion dhe/ose çrregullime ankthi. Çrregullimet e ankthit që PAROXETINA GP trajton janë : Çrregullim obsesiv kompulsiv (të përseritura, mendime obsesive me sjellje të pakontrolluar) ; çrregullime ankthi (atak paniku, përfshirë ato të shkaktuara nga agorafobia, e cila është frikë nga vendet e hapura); çrregullimi i ankthit social (frika ose shmangia e situatave sociale); çrrgullimi i stresit post- traumatik (ankthi i shkaktuar nga një ngjarje traumatike); dhe çrregullimi i ankthit te përgjithsuar (përgjithsisht ndjenja e lartë e ankthit dhe nervozitetit).
PAROXETINA GP është një nga grupi i barnave të quajtura SSRIs (frenuesit selektiv të rimarrjes së serotoninës) Te gjithë kanë një substancë që quhet serotoninë në trurin e tyre. Njerëzit të cilët janë me depresion ose ankth e kanë më të ulët nivelin e sotoninës se të tjerët. Trajtimi i duhur i depresionit ose ankthit eshte i rëndësishëm për t´ju ndihmuar të përmirsoheni.