GLUCOPHAGE XR 500mg
Glucophage XR, tableta me çlirim të zgjatur përmbajnë përbërësin aktiv metformin hidroklorur dhe i përkasin një grupi të barnave të quajtur biguanide, të përdorura në trajtimin e diabetit mellitus Tip 2 (jo-insulinë vartës).
Glucophage XR përdoret së bashku me diet dhe ushtrime fizike për të ulur rrezikun e zhvillimit të diabetit Tip 2 në të rriturit mbipeshë, kur vetëm dieta dhe ushtrimet fizike për 3 deri 6 muaj nuk kanë qenë të mjaftueshme për të kontrolluar glukozën në gjak (sheqerin). Ju jeni në rrezik të lartë të zhvillimit të diabetit Tip 2 nëse keni kushte shtesë si tensioni i lartë i gjakut, mosha mbi 40 vjeç, një sasi jonormale të lipideve (yndyrë) në gjak ose një histori diabeti gjatë shtatzënisë.
Bari është veçanërisht efektiv në qoftë se jeni nën moshën 45 vjeç, jeni shumë mbipeshë, keni nivele të larta të glukozës në gjak pas një vakti ose keni zhvilluar diabet gjatë shtatzënisë.
Glucophage XR përdoret për trajtimin e diabetit Tip 2 kur vetëm dieta dhe ushtrimet fizike nuk kanë qenë të mjaftueshme për të kontrolluar glukozën në gjak (sheqerin). Insulina është një hormon që mundëson indet e trupit të marrin glukozë nga gjaku dhe ta përdorin atë për energji ose ta ruajn për përdorim në të ardhmen. Njerëzit me diabet Tip 2 nuk kanë prodhim të mjaftueshëm insulinenë pankreas ose trupi i tyre nuk i përgjigjet siç duhet insulinës që prodhon. Kjo shkakton një ngritje të glukozës në gjak dhe mund të shkaktojë një numër të madhë problemesh serioze afatgjata kështu që është e rëndësishme që ju të vazhdoni të merrni barin, edhe pse nuk mund të keni ndonjë simptomë të dukshme. Glucophage XR e bën trupin më të ndjeshëm ndaj insulinës dhe ndihmon në kthimin në normalitet të mënyrës se si trupi juaj përdor glukozën.
Glucophage XR është i lidhur me një peshë të qëndrueshme të trupit ose humbje modeste të peshës.
Tabletat Glucophage XR me çlirim të zgjatur janë bërë posaçërisht për çlirimin e barit ngadalë në trupin tuaj dhe për këtë arsye janë të ndryshme nga shumë lloje të tjera tabletash që përmbajnë metforminë.