EUTHYROX 50 mcg
Levotiroksina, substanca aktive e Euthyrox, është një hormone sintetik i tiroides për trajtimin e semundjeve dhe disfunksioneve të gjëndrës tiroide. Ajo ka të njëjtin efekt sikurse hormone natyral i tiroides.
Euthyrox përdoret për
- të trajtuar strumën beninje në pacientë me funksion normal të tiroides,
- të parandaluar përsëritjen e strumës mbas operacionit,
- për të zëvendësuar hormonin natyral të tiroides, kur gjëndra tiroide nuk prodhon mjaftueshëm,
- për të ndaluar rritjen e tumorit në pacientë me kancer të tiroides
Euthyrox 25 mikrogram, 50 mikrogram, 75 mikrogram, 88 mikrogram and 100 mikrogram përdoren gjithashtu për të balancuar nivelet e hormonit të tiroides, kur mbiprodhimi i hormonit trajtohet me barna antitiroidik.
Euthyrox 100 mikrogram, 150 mikrogram, 200 mikrogram mundet gjithashtu të përdoret në testimin e funksionit të tiroides