KERATOSEPT
Antimikrobik, lubrifikues, hidratues, mbrojtës i epitelit.
- Konjuktivite virale
- Irritimet okulare
- Infeksionet bakteriale okulare
- Dëmtime të epitelit okular
Keratosept është një hidroxhel steril ujor që përmban: disedionat heksamidine, hidroklorur poliheksanidi dhe edetat dinatriumi (antiseptikët); dekspanthenol, i cili i përket klasës së vitaminave B, homolog i acidit pantotenik, lëndë ushqyese e indeve, mbrojtëse e epitelit); alkool polivinilik, me veprim lubrifikues, hidratues, viskoelastik, mukoadeziv, mbrojtës.
Falë vetive të përbërësve të tij, pajisja është efektive si një ndihmës në procesin e ri-epitelializimit të kornesë, pas stresit të shkaktuar nga lentet e kontaktit, ajri i kondicionuar, rrezatimi diellor, llambat artificiale ose rrezatimit nga pamjet dixhitale.
Keratosept stabilizon shtresën e lotit, mbron sipërfaqen e syrit nga patogjenët e jashtëm. Prania e antiseptikëve në formulë garanton sterilitetin e solucionit oftalmik pas hapjes së parë të flakonit dhe është i dobishëm në mbrojtjen e indit okular nga irritimet dhe infeksionet e shkaktuara nga smogu, tymi, pluhuri, ajri i ndotur.
Në pajisje, përqendrimi i alkoolit polivinilik (1.25%) është studiuar në mënyrë specifike për të garantuar karakteristikat reologjike të përftuara nga hidroxheli, të ngjashme me ato të lëngut të lotit dhe një veti adezive efektive në mukozën e syrit me një efekt lubrifikues, hidratues dhe mbrojtës pa shkaktuar turbullim vizuale.
Ky hidroxhel gjithashtu siguron një efekt të zgjatur të përbërësve në mukozën e syrit, duke nxitur efektivitetin e tyre ushqyes-vitaminoz, ndihmues për epitelizimin. Metilsulfonilmetani i pranishëm midis përbërësve të formulimit, një substancë që përmban squfur biologjikisht aktiv, nuk kryen ndonjë veprim specifik farmakologjik, por përkundrazi lehtëson thithjen e dekspantenolit, falë një aktivizimi të përshkueshmërisë qelizore.
Keratosept është një lëng koloidal ujor i karakterizuar nga vetitë kimike-fizike të mëposhtme: është krejtësisht transparent dhe pa ngjyrë; përzihet me lëngun lakrimal në të gjitha proporcionet; ka vlera të pH, viskozitetit dhe osmolaritetit që janë krejtësisht të pajtueshme me indet okulare dhe lëngun lakrimal dhe për këtë arsye ka një shkallë të lartë tolerance.