CLARASTILL SINE
Lubrifikantë, eutrofikë, hidratues
Pika për sy CLARASTILL® SINE është një tretësirë ujore sterile që përmban 0.3% karboksimetilcelulozë për veprimin e saj mbrojtës, eutrofik, hidratues dhe lubrifikues. Falë vetive antioksiduese dhe anti-radikale të lira të përbërësve të saj, pajisja mbron indet e syrit nga pasojat e stresit oksidativ për shkak të faktorëve të pafavorshëm mjedisorë (stresi mekanik nga lentet e kontaktit, rrezatimi diellor, pirja e duhanit, pluhuri, klimatizimi, rrezatimi kompjuterik) dhe lehtëson riparimin e trofizmit natyror të epitelit vetëm për
Duke shtuar glicerinë në tretësirë, uji nxirret nga indet okulare (veprim hidratues) me pasojë formimin e një filmi ujor në sipërfaqen e kornesë, i cili, në prani të karboksimetilcelulozës, inkorporohet në rrjetin polimer të celulozës. Prandaj, formohet një hidrogel me veti formuese të filmit dhe viskoelastike. Në pajisje është studiuar në mënyrë specifike përqendrimi (0.30%) i karboksimetilcelulozës për të garantuar karakteristikat reologjike të përftuara të hidroxhelit të ngjashme me ato të lëngut të lotit dhe si rrjedhojë efektin mbrojtës, një kapacitet të mirë ngjitës në mukozën e syrit me pasojë hidratim dhe lubrifikim pa shkaktuar turbullim të shikimit.
Duhet të theksohet se N-acetilkarnozina, e pranishme në mesin e përbërësve ndihmëse të pajisjes, nuk kryen asnjë veprim farmakologjik specific por për shkak të vecorive të saj natyrale antioksiduese dhe kundër radikaleve të lira ajo ‘konsumon’ oksidimin dhe në këtë mënyrë mbron indet e syrit (kristalinën, kornean, konjuktivën) nga agresioni i peroksidazave lipidike qelizore.