GONAL F 450 IU
GONAL-f përmban një bar të quajtur “folitropin alfa”. Folitropin alfa është një tip i “Hormonit Folikulo Stimulues” (FSH) i cili i përket familjes së hormoneve të quajtura “gonadotropina”. Gonadotropinat përfshihen në riprodhim dhe fertilitet.
Në femrat e rritura, GONAL-f përdoret:
- Për të ndihmuar clirimin e një veze prej vezoreve (ovulim) në gratë që nuk mund të ovulojnë dhe që nuk I janë përgjigjur trajtimeve me një bar të quajtur “klomifen citrate”.
- sëbashku me një bar tjetër të quajtur “lutropin alfa” (“Hormoni Luteinizues” ose LH) pëe të ndihmuar clirimin e vezës nga vezorja (ovulimi) në gra që nuk ovulojnë sepse trupi i tyre prodhon shumë pak gonadotropina (FSH dhe LH).
- Për të ndihmuar zhvillimin e disa folikujve (secili përmban një vezë) në gra që po i nënshtrohen procedurave të riprodhimit të asistuar (procedura që mund të ndihmojnë të mbeteni shtatëzanë) si “fertilizimi in-vitro”, “transferimi i gametëve intra-fallopian” ose “transferimi zigotë intra-fallopian”.
Në meshkujt e rritur, GONAL-f përdoret:
- Sëbashku me një bar tjetër të quajtur “Gonadotropina Korionike Humane” (hCG) për të ndihmuar prodhimin e spermës në meshkuj që janë infertile si rezultat i një niveli të ulët të këtyre hormoneve.