SAIZEN 6 mg
Saizen është hormone i rritjes. Veprimi kryesor i Saizen është të nxisë rritjen në fëmijë dhe adoleshentë dhe për të trajuar të rriturit me mungesë të hormonit të rritjes.
Hormoni i rritjes (somatropina) që përmban Saizen është i njëjtë me hormonin natyral human të rritjes përvecse ky është bërë jashtë trupit nëpërmjet një procesi që quhet “teknologjia e AND-së rekombinante” (inxhinieria gjenetike)
Saizen përdoret për:
Në fëmijë dhe adoleshentë:
- në trajtimin e fëmijve me trup të shkurtër, të cilët nuk janë rritur për shkak se trupi i tyre nuk prodhon hormonin e rritjes ose kanë nivele të pamjaftueshme të tij.
- në trajtimin e vajzave, të cilat nuk kanë zhvillim si rezultat i disgenezisë gonadale (e quajtur ndryshe Sindroma Turner), e cila vërtetohet nëpërmjet një testi të kromozomeve.
- në trajtimin e pre-pubertetit tek fëmijët të cilët kanë dështuar të rriten si rezultat i dështimit kronik të veshkave, një gjëndje në të cilën veshkat janë të dëmtuara.
- në trajtimin e problemeve të rritjes në fëmijët të cilët kanë lindur të vegjël dhe të cilët nuk kanë arritur gjatësi normale deri në moshën 4 vjec e mbrapa.
Në të rritur:
- në trajtimin e të rriturve me mungesë ose deficencë të hormonit të rritjes (deficencë e hormonit të rritjes).
- Kjo terapi i jepet tërritueve të cilët kanë një mungesë serioze të hormonit të rritjes e cila është diagnostikuar me anë të testit mjekësor.
Doktori ose farmacisti do tju shpjegojë pse ky bar ju është përshkruar juve ose fëmijës tuaj.